image Ekskluzive: Suspendohet administratorja e Prokurorisë në Gjakovë, dyshohet se bëri 'dallavere' me një konkurs

Ekskluzive

Ekskluzive: Suspendohet administratorja e Prokurorisë në Gjakovë, dyshohet se bëri ‘dallavere’ me një konkurs

news image

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka suspenduar administratoren e saj, Elida Tabaku, pasi dyshohet se ka bërë dallavere në një konkurs të shpallur nga kjo Prokurori, shkruan Gazeta Sinjali.

Elida Tabaku, punon si administratore në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, mirëpo për një muaj ajo do të jetë e pezulluar nga puna dhe do t’i ndalet një e treta pjesë e pagës për një muaj.

Se Tabaku është suspenduar e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria, të cilët kanë treguar se suspendimi i saj lidhet me konkursin për Arkivist në Prokurorinë Themelore në Gjakovë.

“Po, është suspenduar, duke u pezulluar nga ushtrimi I detyrave të punës dhe ndalim  1/3, të pages për 1 muaj. Bëhet fjalë për konkursin për Arkivist në Prokurorinë Themelore në Gjakovë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë dhënë për Sinjalin.

Për suspendimin e Tabakut, Sinjali është informuar nga një sinjalizues, i cili ka thënë se administratorja është zënë duke bërë dallavere me një konkurs.

“E kanë nxan administratoren e Prokurorisë në Gjakovë tu ba dallavere me ni konkurs që e kan suspendu veç ni muj”, ka thënë sinjalizuesi.

Gazeta Sinjali para publikimit të këtij artikulli i ka dërguar pyetje edhe administratores Tabaku, mirëpo e njëjta nuk ka kthyer përgjigje.

/GazetaSinjali/