Shtatë lojtarë të Gjilanit janë duke u mbajtur në karantinë, tek Qendra e Studentëve në Prishtinë.
Lajmin për Sinjalin Sportiv e ka konfirmuar drejtori i skuadrës nga Gjilani, Sevdail Robelli.
‘Po është e vërtet që janë në karantinë. Kemi kërkuar dhe jemi në pritje të lirimit të tyre nga karantina’, u shprehë ai.
Këta shtatë lojtarë gjendëshin jashtë shtetit dhe në momentin që kanë hyrë në Kosovë janë vendosur në karantinë. /Gazeta Sinjali/