Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Malush Kosova” në Prishtinë, ku një inspektor komunal dyshohet se është sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Siç mëson Gazeta Sinjali, inspektori komunal që dyshohet se u kanos, është Bujar Abazi, i cili më pas u sulmua fizikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në rrugën “Malush Kosova” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të afërta me hetimin, incidenti ka ndodhur derisa inspektori ishte në kryerje të detyrës, ku fillimisht është përballur me kanosje dhe më pas me sulm fizik nga pronari i një lokali dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar.
Pas rastit, viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa Policia ka nisur veprimet hetimore, duke intervistuar dëshmitarë, konfiskuar DVR nga kamerat e sigurisë dhe kryer bastisje në lokalet që dyshohet se lidhen me incidentin.
Për rastin është iniciuar hetim për veprën “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa një person tashmë është futur në kërkim policor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.