image Ekskluzive | Inspektori komunal sulmohet në Prishtinë, ky është i dyshuari që u fut në kërkim policor

Siguri

Ekskluzive | Inspektori komunal sulmohet në Prishtinë, ky është i dyshuari që u fut në kërkim policor

news image

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Malush Kosova” në Prishtinë, ku një inspektor komunal dyshohet se është sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, mëson Gazeta Sinjali.

Burime të afërta me hetimin bëjnë të ditur se viktima, inspektori B. A, fillimisht është kanosur e më pas është sulmuar nga Fitim Bajrami dhe disa persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Pas rastit, Policia ka ndërmarrë veprime intensive hetimore, ka intervistuar dëshmitarë, ka konfiskuar DVR nga kamerat e sigurisë dhe ka kryer bastisje në lokalin “Reina Kaffe”, ku dyshohet se kanë qëndruar personat e përfshirë në incident.

Megjithatë, i dyshuari nuk është hasur nga Policia dhe pasi nuk iu është përgjigjur thirrjeve të hetuesve, ai është futur në kërkim policor.

Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/