image Ekskluzive: Ky është identiteti i të vrarit për grabitje në Shtime

Drejtësi

Ekskluzive: Ky është identiteti i të vrarit për grabitje në Shtime

news image

Sinjali sjell ekskluzivisht identitetin e personit të dyshuar për grabitje në një shtëpi të Shtimes, ku edhe e gjeti vdekjen. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Fehmi (Bajram) Gashin, i cili ishte nga një fshat i komunës së Prishtinës. Burimet e njëjta thonë se Gashi kishte dosje të pasur në polici për narkotikë dhe vepra të tjera penale.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Fehmi B. Gashi dyshohet se ka hyrë për të grabitur në një shtëpi në Shtime. Gjatë kësaj situate ai është përballur me pronarin e shtëpisë dhe vëllain e pronarit.

Sipas policisë, vëllëzërit Ndrecaj kanë ndjekur grabitësit. Fillimisht janë fjalosur dhe më pas janë përleshur fizikisht. Plagëve trupore nuk u ka mbijetuar i dyshuari për grabitje, Fehmi Gashi.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, tha për Sinjalin se N.Ndrecaj është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në shtëpinë e vëllëzërve Ndrecaj dyshohet se u vodhën 24 mijë franga zvicerane. Të dyshuarit e tjerë që ndihmuan në kryerjen e kësaj vepre ndodhen në arrati.

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, tani për tani, Sinjali nuk e publikon fotografinë e viktimës.