Gazeta Sinjali ka raportuar dje për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Bajram Curri” në Prizren, ku si pasojë mbeti i plagosur një person.
Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i arrestuar për këtë plagosje është Gjelbrim Xhoxhaj.
Siç mësoi ekskluzivisht Sinjali, personi që pësoi lëndime nga arma e zjarrit është Hill Paluca.
Burimet e Sinjalit nga Emergjenca bënë të ditur se Paluca u dërgua menjëherë për trajtim mjekësor, ku mori ndihmën e nevojshme nga stafi shëndetësor.
Në lidhje me rastin është ndaluar edhe Diart Bytyqi, i cili dyshohet se ndodhej së bashku me Hill Palucën në momentin kur ndodhën të shtënat me armë zjarri.
Pas të shtënave, në vendin e ngjarjes dolën njësitë relevante të Policisë së Kosovës, të cilat rrethuan zonën dhe nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes.
Motivet e incidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa Policia po vazhdon veprimet hetimore për të sqaruar mënyrën se si ka ndodhur ngjarja dhe përfshirjen eventuale të personave të dyshuar.
Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet e reja lidhur me këtë rast.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!