image Ekskluzive: Ky është i ndaluari në lidhje me plagosjen e Hill Palucës në Prizren

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është i ndaluari në lidhje me plagosjen e Hill Palucës në Prizren

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar dje për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Bajram Curri” në Prizren, ku si pasojë mbeti i plagosur një person.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se personi i ndaluar në lidhje me këtë plagosje është Diart Bytyqi, i cili dyshohet se ndodhej së bashku me Hill Palucën në momentin kur ndodhën të shtënat me armë zjarri.

Ku, siç raportoi ekskluzivisht Sinjali, personi që pësoi lëndime nga arma e zjarrit është Hill Paluca.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca bënë të ditur se Paluca u dërgua menjëherë për trajtim mjekësor, ku mori ndihmën e nevojshme nga stafi shëndetësor.

Pas incidentit, në vendin e ngjarjes dolën njësitë relevante të Policisë së Kosovës, të cilat rrethuan zonën dhe nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Motivet e plagosjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa organet e rendit po ndërmarrin veprimet e nevojshme lidhur me personat e përfshirë.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet e reja lidhur me këtë rast.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/