Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një incidenti që ka ndodhur rreth një orë më parë në Prizren, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në spital, ndërsa ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe shkalla e lëndimeve që ka pësuar.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Nga informacionet e para është kuptuar se, pas një fjalosjeje ndërmjet një personi të dyshuar në njërën anë dhe tre personave të tjerë në anën tjetër, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit të palës tjetër. Si pasojë e të shtënave, një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit”.
“Personi i lënduar është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të gjithë personat e përfshirë në incident janë identifikuar. Përveç personit të lënduar, të tjerët janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren”.
Njësitë e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet e para hetimore për zbardhjen e rastit.
Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar me të gjitha detajet e reja.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!