image Ekskluzive: Ky është 37-vjeçari që dyshohet se dhunoi seksualisht një të burgosur në Dubravë

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është 37-vjeçari që dyshohet se dhunoi seksualisht një të burgosur në Dubravë

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast të dhunimit që dyshohet se ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë, e ku viktimë është një i burgosur 25-vjeçar. Ndaj të dyshuarit tashmë kanë nisur hetimet nga Prokuroria.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i burgosuri që dyshohet se detyroi një të burgosur tjetër të kryejë marrëdhënie seksuale me të, është Shkelzen Krasniqi, 37-vjeçar.

Krasniqi është intervistuar nga organet e hetuesisë, ku ka mohuar të ketë detyruar viktimën që të kryejë marrëdhënie me të.

Në anën tjetër 25-vjeçari ka deklaruar se gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur para një muaji e gjysmë, mirëpo nuk ka pasur guxim që të denoncojë rastin deri më tash.

Por si ka ndodhur ngjarja?

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur para më shumë se një muaji, mirëpo 25-vjeçari ka deklaruar se nuk ka pasur guxim që ta denoncojë rastin menjëherë pasi ka ndodhur.

Bazuar në dëshminë e 25-vjeçarit, Krasniqi fillimisht me anë të kërcënimeve kishte tentuar që ta detyrojë viktimën që të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Mirëpo kur ka hasur në refuzimin dhe rezistencën e 25-vjeçarit, i dyshuari me anë të forcës ka dhunuar seksualisht atë brenda hapësirave të Qendrës Korrektuese.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunim’.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/