image Ekskluzive: Kosovari që u gjet i vdekur, dyshohet për vrasjen e gruas në Amerikë

Kosovë

Ekskluzive: Kosovari që u gjet i vdekur, dyshohet për vrasjen e gruas në Amerikë

news image

Mëngjesin e sotëm B.Gj (Sinjali e di idenitetin e plotë) u gjet i vdekur në qendrën e paraburgimit në Pejë. Dyshohet se ai i dha fund jetës duke u varur me çarçafë në banjon e kësaj qendre. Edhe përkundër tentativës për t’i dhënë ndihmë, ai nuk ka arritur të kthehet në jetë. Sinjali mëson se B.GJ ishte 52 vjeçar me prejardhje nga komuna e Klinës.

Por, për çka po e kërkonin autoritetet e sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

 B.GJ dyshohet për vrasjen dhe zhdukjen e trupit të gruas së tij në Amerikë, disa vite më parë.

“Gruaja e tij edhe më tutje rezulton si person i zhdukur në Amerikë”, tha ky burim.

Ka qenë me letër-rreshtim ndërkombëtarë dhe në pritje të procedurave të ekstradimit në Amerikë.

Në qendrën e paraburgimit ai ishte vendosur para dy muajsh.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Në qendrën e paraburgimit në Pejë, një i paraburgosur dyshohet se është vetvarur. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obdukim. Viktima ka qenë nën masën e paraburgimit, lidhur me kërkesën për ekstradim në SHBA”, tha Nikçi për Sinjalin.