Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, bëri të ditur se masat e reja anti-COVID-19 pritet të miratohen nga qeveria në detyrë dhe të hyjnë në fuqi nga nesër, 23 dhjetor 2020, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka siguruar vendimin e Qeverisë me të gjitha masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi nga nesër.
Njëra ndër masat e reja është ndryshimi i orarit të lëvizjes për komunat me rrezik të lartë.
- Masat për komunat me rrezik të lartë (mbi 150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda javës:
1.1. Ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre nga ora 20:00 deri në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore të dokumentuar në mënyrë të përshtatshme, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësorë, të sigurisë, të drejtësisë dhe të ngjashme, dhe punëtorët e operatorëve ekonomik që paisen me leje të veçanta për qarkullim;
Njoftimin për miratimin e masave të reja kundër përhapjes së pandemisë, Hoti e bëri gjatë një takimi virtual që zhvilloi sot me komunitetin e biznesit në vend.
Komuniteti i biznesit ofroi mbështetje për masat e reja antiCOVID-19 dhe insistoi që kuvendi të mos shpërndahet pa e miratuar buxhetin 2021.
Kryeministri në detyrë tha se është në komunikim të vazhdueshëm me grupet parlamentare dhe se po angazhohet maksimalisht që përbërja aktuale e kuvendit të miratojë buxhetin për vitin e ardhshëm, si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare që lidhen me buxhetin.
Hoti dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, u pajtuan se buxheti është parakusht për krijimin e pakos së re dhe zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, respektivisht mbështetje të bizneseve të prekura nga pandemia COVID-19.
Këto janë të gjitha masat: