image Ekskluzive: Këto janë masat e reja antiCOVID që pritet të merren së shpejti

Shëndetësi

Ekskluzive: Këto janë masat e reja antiCOVID që pritet të merren së shpejti

news image

IKSHPK dhe Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me COVID-19 ka mbajtur takim për ta analizuar situatën epidemiologjike dhe në bazë të rekomandimeve janë shqyrtuar disa propozim-vendime.

Ndërkaq, Gazeta Sinjali mëson se në këto momente, Qeveria e Kosovës është duke e mbajtur mbledhjen në formë elektronike ku do të vendoset për këtë vendim.

Disa masa që do të ndërmerren janë: Ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë në tërë territorin e Kosovës prej orës 20:00 datë: 06/11/2020 (e Premte) deri më datë: 09/11/2020 (e Hënë) në orën 05:00.

Gazeta Sinjali ju sjellë dokumentin në të cilën janë të gjitha këto propozime për vendosjen e masave të reja ndaj COVID-19, të cilat priten të miratohen nga qeveria.

/Gazeta Sinjali/