Gazeta Sinjali ka mësuar detajet ekskluzive të hetimeve për incidentin e ndodhur më 30 gusht në fshatin Trepeticë të Prizrenit, ku gjatë një ahengu familjar u dëgjuan të shtëna me armë zjarri, pamje të të cilave u publikuan ekskluzivisht nga Sinjali.
Pas veprimeve operative, Policia ka identifikuar dhe shoqëruar disa persona nga familja Paluca dhe këngëtarin Hamez Llapqeva, të cilët dyshohen se janë përfshirë në rast.
Të dyshuarit e identifikuar dhe të arrestuar janë: Liridon Paluca, Nue Paluca, Driton Paluca, ndërsa Pal Paluca është akoma në arrati.

Liridon Paluca dhe Driton Paluca

Pal Paluca në arrati
Po ashtu, në cilësi të dyshuarit është marrë edhe këngëtari Hamez Llapqeva, i cili është intervistuar si i dyshuar për “Moslajmërim të veprës penale”.
Gjatë bastisjes në shtëpitë e tre prej të dyshuarve, Policia ka sekuestruar: 1 pistoletë “Sig Sauer P320” me fishekë dhe karikatorë, disa pistoleta me gaz të llojeve “BLOW TR 92” dhe “BLOW F92”, municion dhe gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.
Liridon, Driton dhe Nue Paluca, pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, e kanë pranuar veprën dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Ndërkohë, Policia është në kërkim të Pal Palucës, i cili ndodhet akoma ende në arrati.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.