image Ekskluzive: Këngëtari Hamez Llapqeva intervistohet si i dyshuar pas të shtënave në ahengun në Prizren

Ekskluzive

Ekskluzive: Këngëtari Hamez Llapqeva intervistohet si i dyshuar pas të shtënave në ahengun në Prizren

news image

Gazeta Sinjali ka mësuar detaje të reja lidhur me incidentin që ndodhi në një aheng familjar në Prizren, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

Burimet tona konfirmojnë se këngëtari i njohur Hamez Llapqeva është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale “Moslajmërim i veprës penale”.

Përveç tij, në polici janë shoqëruar edhe disa anëtarë të familjes Paluca, të cilët shihen në videon e publikuar ekskluzivisht nga Sinjali duke shtënë me armë gjatë ahengut.

Hetimet për rastin po zhvillohen nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit, ndërsa policia ka konfiskuar armët dhe është duke vazhduar procedurat ligjore ndaj të përfshirëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/