image Ekskluzive: Këta janë të dyshuarit që shtinë me armë ne ahengun familjar në Prizren

Ekskluzive

Ekskluzive: Këta janë të dyshuarit që shtinë me armë ne ahengun familjar në Prizren

news image

Gjuajtjet me armë nëpër dasma janë bërë të zakonshme, ku pothuajse çdo ditë po raportohen raste të reja dhe se shumë persona të dyshuar edhe po arrestohen nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodh edhe në një aheng në Prizren, ku nuk kanë munguar të shtënat me armë.

Kështu së paku tregon një video e siguruar ekskluzivisht nga Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali me armë është shtënë në ahengun e familjes Paluca, ku të përfshirë dyshohet të jenë Liridon Paluca, Driton Paluca, Pal Paluca.

Burime të Gazetës Sinjali raportojnë se gjatë ahengut familjar të mbajtur të premten, këta persona janë parë duke shtënë me armë zjarri, çka shkaktoi frikë dhe kaos në mesin e të ftuarve.

Gazeta Sinjali për këtë ngjarje e ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, e cila ka thënë se “rasti është duke u hetuar”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/