image Ekskluzive: Këta janë i dyshuari dhe viktima të rastit të tentim vrasjes në Ferizaj, motivi dyshohet se lidhet me hakmarrje

Ekskluzive

Ekskluzive: Këta janë i dyshuari dhe viktima të rastit të tentim vrasjes në Ferizaj, motivi dyshohet se lidhet me hakmarrje

news image

Gazeta Sinjali raportoi të shtunën për një ngjarje të rëndë ka ndodhur dje pasdite në Ferizaj, ku një person dyshohet se ka tentuar ta privojë nga jeta një person tjetër. Sipas informacioneve të para, motiv i rastit dyshohet të jetë hakmarrja.

I dyshuari akoma nuk është kapur nga Policia, por gjatë hetimit të rastit është zbuluar se edhe viktima po kërkohej me urdhëresë të gjykatës.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Fadil Idrizin, 54-vjeçar, i cili dyshohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Ndërsa personi që mbeti i lënduar rëndë është Vllaznim Idrizi, i cili po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës për t’u dërguar me forcë ne qendër të paraburgimit.

Por si ndodhi rasti?

Sinjali mëson se i dyshuari ka goditur me veturë viktimën, duke i shkaktuar kështu lëndime të rënda trupore.

49-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, ku pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ai ka pësuar frakturë në këmbë.

Ndërkohë Policia ka marrë dëshminë e viktimës, i cili ka deklaruar se i dyshuari ka vozitur me shpejtësi në drejtim të tij dhe më pas e ka goditur me veturë.

E krejt kjo dyshohet të jetë bërë për motive të hakmarrjes, pasi që dyshja edhe më parë kishin telashe mes vete, ku atëherë i dyshuar ishte 49-vjeçari që u lëndua sot.

Sinjali ka kontaktuar Policinë në Ferizaj, për të marrë informacione nëse personi i dyshuar ka rënë në pranga, mirëpo ata nuk kanë kthyer ende përgjigje.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes që ka ndodhur.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/