image Ekskluzive: Këta janë dy zyrtarët policorë që dyshohet se rrahën 16-vjeçarin në Pejë

Ekskluzive

Ekskluzive: Këta janë dy zyrtarët policorë që dyshohet se rrahën 16-vjeçarin në Pejë

news image

Gazeta Sinjali mëson nga burime të sigurta se E. Lajçi dhe A. Bacaj janë dy zyrtarët policorë që u arrestuan mbrëmë nga Inspektorati Policor i Kosovës, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale, “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

Arrestimi i zyrtarëve policorë dhe suspendimi i tyre ndodhi pasi 16 vjeçari u ankua për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës, në një incident ku ishte përfshirë ai, që kishte ndodhur më 17 korrik në Pejë.

Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi sot se hetuesit e IPK-së pas pranimit të rastit menjëherë janë angazhuar duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast, që kanë përfshirë marrjen e deklaratave nga dëshmitarët okular si dhe sigurimin e disa video incizimeve.

Pas intervistimit të zyrtarëve policorë, me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Tutje IPK njoftoi se njëri nga zyrtarët policorë, tashmë të arrestuar, është i dyshuar edhe për kanosje ndaj një dëshmitari të këtij incidenti.

Rasti i zyrtarëve policorë nga Peja nuk është i vetmi që mbi zyrtarët policorë rëndojnë dyshime serioze për abuzim me kompetencat dhe autorizimet e tyre si dhe për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës.

Kujtojmë se në Gjilan është në pritje të fillojë gjykimi për ish-komandantin e policisë në Gjakovë, Krist Gjoka dhe disa zyrtarëve të tjerë. /Gazeta Sinjali/

Foto: E.Lajçi
Foto: A.Bacaj