image Ekskluzive | Këta janë drejtorët e Spitalit Rajonal në Prizren që dyshohet se u kanosën nga dy teknikë medicinalë

Ekskluzive

Ekskluzive | Këta janë drejtorët e Spitalit Rajonal në Prizren që dyshohet se u kanosën nga dy teknikë medicinalë

news image

Detaje të reja kanë dalë nga incidenti i raportuar në Prizren, ku dy drejtues të Spitalit Rajonal kanë denoncuar se janë kërcënuar përmes telefonit nga dy teknikë medicinalë, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për drejtorin administrativ Osman Hajdari dhe drejtorin mjekësor Shefki Xharra, të cilët janë paraqitur në Stacionin Policor në Prizren për të raportuar rastin.

Sipas informatave, ata kanë deklaruar para hetuesve se kishin marrë kërcënime telefonike nga dy teknikë medicinalë Valmir Avdaj, rreth 33-vjeçar dhe Bardhi Avdaj, rreth 37-vjeçar.

Pas pranimit të denoncimit, hetuesit rajonalë kanë ndërmarrë veprime operative dhe kanë shoqëruar të dyshuarit në Stacionin Policor.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit kujdestar, të dy teknikët janë dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Rasti po hetohet si “Kanosje”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/