Një incident i rëndë është raportuar në Prizren, ku dy zyrtarë të lartë të Spitalit Rajonal kanë denoncuar se janë kanosur përmes telefonit, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 8 majit 2026, ndërsa rasti është raportuar në Policinë e Prizrenit nga drejtori administrativ dhe drejtori mjekësor i Spitalit Rajonal.
Sipas informatave, dy drejtorët kanë deklaruar para hetuesve se kishin marrë kërcënime telefonike nga dy teknikë medicinalë.
Burimet bëjnë të ditur se pas pranimit të informacionit, hetuesit rajonalë kanë reaguar menjëherë duke dalë në terren dhe duke ndërmarrë veprime operative për lokalizimin e të dyshuarve.
Si të dyshuar në këtë rast janë shoqëruar: V. A., rreth 33-vjeçar dhe B. A., 37-vjeçar.
Pas intervistimit në Stacionin Policor, me vendim të Prokurorit kujdestar, të dy janë dërguar në ndalim policor për 48 orë.
Rasti po hetohet si “Kanosje”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!