Detaje të reja kanë dalë nga rasti i kanosjes së raportuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku dy drejtues të institucionit kanë denoncuar kërcënime përmes telefonit, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.
Burimet konfirmojnë se personat e arrestuar lidhur me rastin janë: Valmir Avdaj dhe Bardhi Avdaj, të cilët punojnë si teknikë medicinalë.
Sipas informatave, drejtori administrativ dhe drejtori mjekësor i Spitalit Rajonal janë paraqitur në Polici duke raportuar se ishin kanosur përmes telefonit nga dy teknikët.
Pas denoncimit, hetuesit rajonalë kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme operative dhe kanë shoqëruar të dyshuarit në Stacionin Policor në Prizren.
Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit kujdestar, të dy janë dërguar në ndalim policor për 48 orë.
Rasti po hetohet si “Kanosje”.