image Ekskluzive: Këta janë babë e bir që bënin shitblerjen dhe shpërndarjen e drogës në Shpenadi të Prizrenit
[wp-story id="814678"]

Ekskluzive

Ekskluzive: Këta janë babë e bir që bënin shitblerjen dhe shpërndarjen e drogës në Shpenadi të Prizrenit

news image

Aksioni ‘Fermeri’ i zhvilluar sot nga Njësiti i Antidrogës në Prizren rezultoi me sekuestrimin e një sasie të substancës heroinë dhe arrestimin e dy personave, babë e bir, që dyshohet për shitblerje dhe shpërndarje të substancave të tilla. Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për këtë aksion, për të cilin hetimet kanë nisur që disa muaj dhe rezultuan me zbulimin e të dyshuarve.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy personat që ranë në prangat e Policisë gjatë këtij aksioni janë Albert (babai) dhe Valon (djali) Domgjoni, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Ata u kapën pasi Antidroga zbaroi në shtëpinë e tyre, në fshatin Shpenadi të Prizrenit, ku edhe u gjet droga dhe prova të tjera. Gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet tjera në pronësi të tyre, që u krye nga disa njësi policore, janë gjetur qese me substanca narkotike të llojit heroinë, marihuanë, kapsula të ndryshme dhe telefona, që janë sekuestruar si dëshmi për rastin.

Pranga iu janë vënë menjëherë dy të dyshuarve dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, ku pas intervistimit janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes me urdhër të Prokurorit të Shtetit. Të njëjtit do të hetohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/