image Aksioni 'Fermeri': Dy të arrestuarit që u kapën me heroinë janë babë e bir, detaje të reja
[wp-story id="814678"]

Siguri

Aksioni ‘Fermeri’: Dy të arrestuarit që u kapën me heroinë janë babë e bir, detaje të reja

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht për një aksion të Njësitit të Antidrogës që u zhvillua në qytetin e Prizrenit dhe rezultoi me sekuestrimin e një sasie të heroinës dhe arrestimin e dy personave dyshuarve. Aksioni ka përfunduar, ndërkohë që rastin e ka konfirmuar edhe Policia.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 800 gramë heroinë dhe dy personat e arrestuar për shitblerjen e substancave të tilla sipas burimeve të Sinjalit janë babë e bir.

Sipas njoftimit të Policisë, aksioni ishte koduar si “Fermeri”.

” Sot, më 16.11.2022 në ora 06:10, në fshatin Shpenadi të Prizrenit, ka filluar kontrolli dhe gjatë realizimit të tij janë gjetur dhe sekuestruar: 805.5 gr substancë dyshohet të jetë heroinë, 1.1 gr. marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin. Të dyshuarit: A.D., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar) dhe V.D., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar), janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me aktvendim nga prokurori i rastit janë dërguar në ndalim policor deri në 48 orë”, thuhet në njoftim.

Capture 54
Capture 54

/GazetaSinjali/