Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar sot suspendimin e tre zyrtarëve policorë, të cilët dyshohen për “Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se zyrtarët të cilët IPK rekomandoi të suspendohen nga detyra janë:
- Nënkolonel Valdet Bujupi, i cili është zëvendëskryesuses në Komisionin e Ankesave në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.
2. Rreshter Bajram Selimi në stacionin policor në Drenas (Gllogoc).
3. Polic Shemsi Morina në stacionin policor në Drenas (Gllogoc).
Përveç keqpërdorimit të detyrës, Bujupi, Selimi dhe Morina dyshohen se kanë kryer edhe vepra të tjera penale kundër detyrës zyrtare dhe administrimit të drejtësisë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/