Policia e Kosovës sot ka realizuar një aksion në rajonin e Prizrenit, ku janë kryer bastisje në disa lokacione ku dyshohej se kryheshin veprime kriminale. Ky aksion ka rezultuar me arrestimin e dhjetëra personave të dyshuar për trafikim me migrantë dhe sekuestrimin e autobusëve të cilët dyshohet se janë përdorur për të kontrabanduar shtetasit e huaj, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gjatë aksionit janë arrestuar 18 persona, ndër ta një shtetas arab.
17 prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt.
Sinjali sjellë ekskluzivisht listën me emrat e personave të arrestuar, ndërsa në vazhdim do të publikohen detaje ekskluzive lidhur me aksionin.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.