image Sekuestrohet vetura e zyrtares së Gjykatës Themelore në Prizren, dyshohet se u përdor për kontrabandim me migrantë

Siguri

Sekuestrohet vetura e zyrtares së Gjykatës Themelore në Prizren, dyshohet se u përdor për kontrabandim me migrantë

news image

Policia e Kosovës sot ka realizuar një aksion në rajonin e Prizrenit, ku janë kryer bastisje në disa lokacione ku dyshohej se kryheshin veprime kriminale. Ky aksion ka rezultuar me arrestimin e dhjetëra personave të dyshuar për trafikim me migrantë dhe sekuestrimin e autobusëve të cilët dyshohet se janë përdorur për të kontrabanduar shtetasit e huaj. Ndër personat që përfundoi në prangat e Policisë, është edhe Labinot Ukaj, bashkëshorti i zyrtares së Gjykatës Themelore në Prizren, Xhevahire Bislimi Ukaj, rpaorton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet e veta se gjatë bastisjes së Policisë, është sekuestruar edhe vetura që pesë ditë të javës parkohej nga ora 08:00-16:00 në parkingun e Gjykatës Themelore në Prizren. Kjo pasi që vetura e zyrtares Bislimi, dyshohet se është përdorur për të kontrabanduar migrantë.

Labinot dhe Xhevahire Ukaj

Labinot Ukaj, që njihet edhe si ‘Lab Bashkimi‘, është vëllai i drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Islam Ukimeri, i cili është edhe pronar i kompanisë turistike ‘Bashkimi Reisen’.

Lidhur me arrestimin e vëllait të tij, ka folur edhe vetë Ukimeri, i cili tha për Sinjalin se nuk e di ende se përse është arrestuar vëllai i tij, teksa ka mohuar të jenë kryer bastisje në kompaninë e tij.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/