image Detaje nga operacioni policor kundër trafikimit me migrantë

Siguri

Detaje nga operacioni policor kundër trafikimit me migrantë

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksion të Policisë së Kosovës me ç’rast janë arrestuar dhjetëra persona në regjionin e Prizrenit.

Burime të Gazetës Sinjali njoftojnë se po vazhdon operacioni policor kundër trafikimit me migrantë, ku janë sekuestruar armë, vetura e autobus që dyshohet se janë përdorë si mjete për transportin e migrantëve.

Me urdhër të Gjykatës, Policia ka realizuar bastisje në disa lokacione në qytetin e Prizrenit, ndërkaq informacionet e para flasin edhe për bastisje në qytetin e Mitrovicës dhe Prishtinës, ku pritet sigurimi i provave materiale që provojnë përfshirjen e të dyshuarve në veprime kriminale.

Sinjali mëson se në mesin e të arrestuarve ka edhe persona që lidhen me agjenci turistike që merren transportin e udhëtarëve brenda dhe jashtë vendit.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar lidhur me detaje të reja.


/GazetaSinjali/