image Ekskluzive | “Kam me i shpenzu 100 mijë euro, s’kam me ju lanë të gjallë” – arrestohet 38-vjeçari pas kërcënimeve ndaj Policisë në Prishtinë

Sinjalizime

Ekskluzive | “Kam me i shpenzu 100 mijë euro, s’kam me ju lanë të gjallë” – arrestohet 38-vjeçari pas kërcënimeve ndaj Policisë në Prishtinë

news image

Një incident serioz ka ndodhur në Graçanicë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar zyrtarët policorë pasi tentoi t’u ikte me veturë njësive speciale, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për A. K. rreth 38 vjeç.

Sipas informatave, më 14 maj 2026 rreth orës 15:00, Policia kishte pranuar informacion nga Njësia për Reagim të Shpejtë e Kryeqytetit se një person nuk ishte bindur urdhrave policorë dhe kishte tentuar të largohej me veturë.

Sinjali mëson se pas ndalimit nga NJRSH-ja, i dyshuari kishte shfaqur sjellje agresive dhe ishte futur në automjetin zyrtar policor për t’u vënë nën kontroll.

Burimet thonë se gjatë intervenimit ai kishte kërcënuar policët me fjalët:

“S’ka me ju lanë të gjallë… i kom 100 mijë euro, ka me i hargju e nuk ka me ju lanë të gjallë”.

Pas shoqërimit në stacion policor, 38-vjeçari ka marrë trajtim mjekësor fillimisht në emergjencën e Graçanicës, ndërsa më pas është dërguar edhe në QKUK për kontrolle shtesë.

Pas intervistimit dhe procedurave policore, me urdhër të Prokurorit kujdestar është iniciuar rasti “Kanosje” dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Mbajtjes.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/