image Ekskluzive | Hynë si blerës, dolën me pazarin ditor – grabitet lokali “Shtëpia e Lodrave” në Prishtinë

Ekskluzive

Ekskluzive | Hynë si blerës, dolën me pazarin ditor – grabitet lokali “Shtëpia e Lodrave” në Prishtinë

news image

Tre persona të dyshuar kanë grabitur pazarin ditor të një lokali në zemër të Prishtinës, duke lënë të lënduar pronaren e biznesit që tentoi t’i ndalonte, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në rrugën “Bill Clinton”, në lokalin “Shtëpia e Lodrave”, ku sipas viktimës S.L, tre persona janë futur fillimisht duke u paraqitur si klientë të zakonshëm.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se derisa njëri prej tyre po qëndronte pranë arkës, ka shfrytëzuar momentin dhe ka marrë paratë e pazarit ditor, që sipas viktimës kapnin vlerën e rreth 300 eurove.

Në përpjekje për t’i ndaluar të dyshuarit, pronarja është përballur me ta dhe ka pësuar lëndim në dorë, për çka ka pranuar edhe trajtim mjekësor.

Sipas deklarimeve të saj, personat që kryen grabitjen dyshohet të jenë të mitur.

Menjëherë pas raportimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve.

Me udhëzim të Prokurores për të Mitur, rasti është iniciuar si “Vjedhje grabitqare”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/