image Ekskluzive: Dorëzohet në Polici i kërkuari për të shtënat me kallash në lokalin në Prizren

Siguri

Ekskluzive: Dorëzohet në Polici i kërkuari për të shtënat me kallash në lokalin në Prizren

news image

I kërkuari nga Policia për të shtënat me kallash në një lokal në Prizren, Egzon Reshani, tashmë është dorëzuar në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Reshani është dorëzuar pasditen e sotme dhe aktualisht është duke intervistuar nga hetuesit policorë.

Ai ishte shpallur në kërkim nga 11 maji, kur dyshohet se me armë automatike ka shtënë disa herë në një lokal në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

Reshani është emër i njohur për organet e drejtësisë me një të kaluar kriminale të konfirmuar nga Gjykata.

Mbi të rëndon dyshimi i bazuar për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar ose përdorim i armëve”.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/