Gazeta Sinjali ka mësuar se Policia në Prizren ka arrestuar dy persona pasi iu janë gjetur një shumë e parave që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Burimet e Sinjalit njoftojnë se njëri nga të dyshuarit është Mehmet Shishko, dhëndri i Prokurorit të Krimeve të Rënda, Metush Birajt.
Ai bashkë me një person tjetër dyshohet se u kapën me 40 mijë dollarë fals.
Sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë, dy të dyshuarit janë duke u intervistuar, ndërsa Policia ka konfiskuar dy automjete.
Sinjali do të ju mbajë të informuar me detajet e këtij rasti.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.