image Ekskluzive: Detaje nga bastisja në lokalin e Palucajve, gjendet një armë – Driton Paluca përfundon në Polici

Siguri

Ekskluzive: Detaje nga bastisja në lokalin e Palucajve, gjendet një armë – Driton Paluca përfundon në Polici

news image

Detaje të reja kanë dalë lidhur me aksionin policor të zhvilluar mbrëmjen e kaluar në kafiterinë “Hemingway”, në sheshin Shatërvan të Prizrenit, aksion ky që lidhet me operacionin më të gjerë të raportuar nga Sinjali në familjen Paluca.

Sipas burimeve të Sinjalit, gjatë kontrollit të kryer nga Policia e Kosovës në lokalin në fjalë është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri – pistoletë.

Lidhur me rastin, në stacion policor është shoqëruar Driton Paluca, i cili është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Burimet tona bëjnë të ditur se ai ka mohuar që arma e sekuestruar të jetë në pronësi të tij.

Pas përfundimit të intervistimit, me vendim të Prokurorit, Driton Paluca është liruar në procedurë të rregullt, pasi dyshohet se arma mund t’i përkasë vëllait të tij, Liridon Paluca, i cili aktualisht ndodhet jashtë vendit për pushime.

Liridon Paluca dhe Driton Paluca

Ky zhvillim vjen pas aksionit të zhvilluar nga Policia e Kosovës ndaj familjes Paluca në Prizren, për të cilin Sinjali raportoi ekskluzivisht se gjatë bastisjeve ishin sekuestruar sende të dyshuara si të kundërligjshme dhe ishte shoqëruar të paktën një person për procedura hetimore.

Hetimet për rastin janë ende në zhvillim, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e posedimit të armës dhe përgjegjësinë eventuale penale lidhur me të.

Lexo edhe:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/