image Ekskluzive: Policia ia prishi muajin e mjaltit Driton Palucajt – arrestohet në aeroport duke u nisur për në Antali

Ekskluzive

Ekskluzive: Policia ia prishi muajin e mjaltit Driton Palucajt – arrestohet në aeroport duke u nisur për në Antali

news image

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se është arrestuar në aeroportin “Adem Jashari”, Driton Paluca, i cili ishte në përpjekje për të udhëtuar drejt Antalisë për muaj mjalti.

Burime të sigurta bëjnë me dije se Paluca ndodhej nën kërkim policor lidhur me rastin e të shtënave me armë në një aheng familjar në fshatin Trepeticë të Prizrenit, rast që Sinjali e publikoi me video ekskluzive.

Operacioni i Policisë ka rezultuar i suksesshëm, pasi në pranga për të shtënat me armë në dasmën e familjes Palucaj ranë tre persona. 

I dyshuari i fundit që nuk u gjetë në shtëpi me rastin e bastisjes, Driton Palucaj u ndalua para se të arrinte të largohej jashtë vendit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është ekzekutuar masa e ndalimit dhe pritet të përballet me drejtësinë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” si dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/