image Ekskluzive: Dardan Berisha do t’i bashkohet klubit basketbollistik nga Peja

Basketboll

Sport/ Ekskluzive: Dardan Berisha do t’i bashkohet klubit basketbollistik nga Peja

news image

Dardan Berisha pritet që shumë shpejt t’i bashkohet klubit basketbollistik Peja, duke braktisur kështu Prishtinën, për t’iu bashkuar rivalit më të madh të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Në fakt ka disa kohë që Dardan Berisha, ka probleme me Prishtinën dhe kjo kulmoi me kacafytjen në palestër me Edmond Azemin, ku për këtë rast u suspenduan të dy basketbollistët.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet e sigurta se Dardan Berisha ka pranuar ofertën e klubit basketbollist nga Peja dhe së shpejti pritet t’i bashkohet kësaj skuadre.

Në një bisedë të shkurt telefonike, drejtori ekzekutiv i klubit të basketbollit Peja, Art Gashi, ka konfirmuar interesimin e klubit për Dardan Berishën, por ka thënë se deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.

“Fakt është që ne jemi të interesuar për lojtarin dhe nuk dimë ndonjë klub që pretendon me fitu e mos me pas në ekip, por për momentin nuk ka asgjë konkrete për shkak se ai ka disa çështje familjare që po dëshiron me i zgjidh dhe për momentin nuk ka asgjë zyrtare dhe as përgjigje nga ana e tij”.

“Fillimisht e kemi pyetur se a është i interesuar të luaj në Kosovë e më pas ta shohim. Ne Dardanin e kemi pyetur se a është i interesuar me luajt në Kosovë deri në fund të këtij sezoni ose sezonin tjetër, dhe këtë përgjigje ai ka mbet me na e dhënë dhe më pas të vazhdojmë me kushte tjera”, ka deklaurar Gashi për Gazetën Sinjali.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Florian Miftarin nga klubi i Prishtinës, por që i cili ka thënë se nuk ka ndonjë informatë për këtë rast.

Dardan Berisha mbetet njëri prej basketbollistëve më të mirë pa asnjë dyshim në basketbollin kosovar. /Gazeta Sinjali/