image Ekskluzive: Aksioni kundër krimit dhe korrupsionit në Vërmicë po zhvillohet edhe nga autoritetet shqiptare

Siguri

Ekskluzive: Aksioni kundër krimit dhe korrupsionit në Vërmicë po zhvillohet edhe nga autoritetet shqiptare

news image

Zyrtarë të shërbimit të kontrollit të brendshëm nën menaxhimin e prokurorëve të Strukturës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) janë duke kryer arrestime edhe të zyrtarëve policorë të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Në kuadër të luftës kundër krimit dhe korrupsionit në pikat kufitare, në vazhdën e aksionit “Pika”, Inspektorati Policor i Kosovë sot ka zbarkuar në pikën kufitare në Vërmicë, pas identifikimit të zyrtarëve policorë që dyshohen të jenë të përfshirë në disa vepra penale. 

Burimet e Gazetës Sinjali nga Prokuroria Speciale kanë bërë të ditur se gjatë këtij aksioni të koduar si “Pika 2” pritet të vihen në prangat e IPK-së dhjetëra zyrtarë policorë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrje ryshfeti”.

Hetimi i nisur rreth një vit më parë ka rezultuar me identifikimin e zyrtarëve policorë të dyshuar për korrupsion, të cilët kanë qenë objekt hetimi nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe ka përfshirë masat e fshehta të në koordinim me Prokurorinë dhe të aprovuara nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

/GazetaSinjali/