Gazeta Sinjali sot publikoi ekskluzivisht emrat e personave të arrestuar gjatë aksionit kundër fajdeve që u zhvillua nga Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Policinë e Kosovës. Ky aksion rezultoi me arrestimin e 15 personave. Sinjali ka mësuar detaje ekskluzive se çka u sekuestrua gjatë aksionit.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë njoftuar se përveç arrestimit të 15 të dyshuarve, janë sekuestruar:
45 mijë e 700 para të gatshme,
10 vetura,
12 armë të zjarrit,
Mbi 540 fishekë
15 telefona.
Gazeta Sinjali sot publikoi ekskluzivisht emrat e personave të arrestuar gjatë aksionit kundër fajdes që u zhvillua nga Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Policinë e Kosovës.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.