Një rast i rëndë, që po trajtohet si dhunim i një të miture, është duke u hetuar nga autoritetet në Gjilan, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është një vajzë 14-vjeçare, e cila, sipas dosjes hetimore, ka probleme të theksuara shëndetësore.
Sipas informacioneve që posedon Sinjali, dyshimet janë ngritur pasi e mitura iu nënshtrua kontrolleve mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku mjekët konstatuan indicie se ajo mund të jetë shtatzënë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, e mitura është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për ekzaminime të specializuara dhe verifikime të mëtejshme mjeko-ligjore.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se deri në këtë fazë të hetimeve ende nuk është identifikuar personi i dyshuar.
Njësia për Hetime Kriminale pranë Stacionit Policor në Gjilan ka ndërmarrë veprimet e para hetimore për sigurimin e provave materiale, ndërsa janë njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale, Mbrojtësi i Viktimave dhe institucionet e tjera kompetente.
Rasti është iniciuar si “Dhunim” dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit, hetimet po vazhdojnë nga Hetimet Rajonale në Gjilan.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!