image Ekonomia e Francës po e pëson keq: Përjeton rënien më të madhe që nga Lufta e 2-të Botërore

Botë

Pandemia/ Ekonomia e Francës po e pëson keq: Përjeton rënien më të madhe që nga Lufta e 2-të Botërore

news image

Franca është në recesion dhe po hyn në rënien më rapide ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore, duke u rrudhur për gjashtë për qind në çerekun e parë të vitit 2020 për shkak të masave të marra kundër përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Shifrat nga Banka e Francës zbulojnë se kjo rritje negative erdhi në fund të çerekut, kur masat restriktive hynë në fuqi në mbarë vendin për të ndalur shpërndarjen e sëmundjes Covid-19.

Franca u fut në karantinë më 17 mars, duke bërë që aktiviteti ekonomik i saj të binte për 32 për qind gjatë dy javëve që pasuan, shkruan Independent.

Banka qendrore parasheh që për çdo dy javë që vendet vazhdojnë të mbeten në karantinë, ekonomia do të zvogëlohet me nga 1,5 për qind. Data përdundimtare e karantinës është 15 prilli, por pritet gjerësisht që të zgjerohet më tej.

Mes industrive më së rëndi të prekura nga karantina janë ajo e ndërtimit, turizmit dhe transportit, disa prej të cilave veçse po lëkundeshin edhe në fund të vitit të kaluar.

Ky është çereku i dytë radhazi që ekonomia franceze ka pësuar rënie, menjëherë pas rënies në fund të 2019-s prej 0,1 për qind.

Deri tash në Francë janë më shumë se 100 mijë raste me koronavirus, duke e bërë vendin më të prekur në botë pas SHBA-ve, Spanjës dhe Italisë./ Gazeta Sinjali/