image Ekipi i OBSH-së mbërrin në Kinë për të parandaluar koronavirusin

Botë

Botë/ Ekipi i OBSH-së mbërrin në Kinë për të parandaluar koronavirusin

news image

Zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë dhe Higjienës në Kinë, Mi Feng, thotë se ekipi i punës së OBSH-së do të shkojë në Pekin për të diskutuar koronavirusin.

Në mbrëmjen e 10 shkurtit, ekipi i punës i OBSH-së dhe pala kineze, do të diskutojnë për ngritjen e një ekipi të përbashkët specialistësh, transmeton Gazeta Sinjali.

“Këtë herë, ekipi i punës nga OBSH-ja dhe pala kineze do të bëjnë shkëmbime të thella mbi gjendjen e tanishme dhe parandalimin e epidemisë, për të dhënë sugjerime për parandalimin e ardhshëm në Kinë dhe në vende të tjera të botës. Ne mirëpresim ekspertët e vendeve të tjera, përfshi edhe nga SHBA-ja, të marrin pjesë në ekipin e përbashkët të ekspertëve. Besojmë që pas konsultimeve dhe komunikimeve të plota, do të kemi një plan të përshtatshëm për vizitën e ekipit të punës të OBSH-së në Kinë,” citohet të ketë thënë Mi Feng.

Siç raportohet, ky ekip do të drejtohet nga doktori Bruce Aylward, i cili do të bashkëpunojë me homologët kinezë për gjendjen e epidemisë dhe për t’i drejtuar punët në parandalimin e koronavirusit në mbarë botën.

Teksa kujtojmë se ka arritur në 908 numri i vdekjeve në Kinë nga koronavirusi, si dhe raportohet se rreth 40 mijë persona të tjerë janë të infektuar./Gazeta Sinjali/