image Ekipi i njohur i Serie A refuzon të fillojë stërvitjet

Futboll

Futboll/ Ekipi i njohur i Serie A refuzon të fillojë stërvitjet

news image

Udinese ka njoftuar se nuk do të fillojnë stërvitjet.

Klubi italian ka preferuar të pres për përkufizimin e protokolleve shëndetësore.

Klubet e Serie A do të jenë në gjendje të zhvillojnë stërvitje që nga e hëna, pasi qeveria italiane i ka dhënë dritën e gjelbër.

“E gjithë veprimtaria në kompleksin Dino Bruseschi do të mbetet e pezulluar deri në njoftimin e mëtejshëm, në pritje të përcaktimit të protokolleve shëndetësore nga autoritetet përkatëse,” thuhet në një deklaratë zyrtare nga klubi italian.

Disa nga klubet e mëdha italiane kanë njoftuar se do të startojnë stërvitjet nga java e ardhshme.