Udinese ka njoftuar se nuk do të fillojnë stërvitjet.
Klubi italian ka preferuar të pres për përkufizimin e protokolleve shëndetësore.
Klubet e Serie A do të jenë në gjendje të zhvillojnë stërvitje që nga e hëna, pasi qeveria italiane i ka dhënë dritën e gjelbër.
“E gjithë veprimtaria në kompleksin Dino Bruseschi do të mbetet e pezulluar deri në njoftimin e mëtejshëm, në pritje të përcaktimit të protokolleve shëndetësore nga autoritetet përkatëse,” thuhet në një deklaratë zyrtare nga klubi italian.
Disa nga klubet e mëdha italiane kanë njoftuar se do të startojnë stërvitjet nga java e ardhshme.