Është hapur edhe zyrtarisht edicioni i katërt i Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj Gangwon 2024.
Këto Lojëra do të mbahen deri më 1 shkurt 2024 në qytetin Gangwon të Koresë së Jugut.
Në ceremoninë hapëse parakaluan dy skitarët tanë, Lirika Deva dhe Klos Vokshi, të cilët edhe bartën flamurin tonë.
Pjesë e ekipit ishin edhe trajnerët Kushtrim Deva e Ernest Sefaj, si dhe shefi i misionit, Bujar Turjaka.