image Ekipi i boksit po stërvitet në koridoret e Qendrës së Studentëve, nuk u lejohen stërvitjet jashtë

Sporte Luftarake

Boks/ Ekipi i boksit po stërvitet në koridoret e Qendrës së Studentëve, nuk u lejohen stërvitjet jashtë

news image

Ekipi i boksit ka filluar sot me përgatitje, të cilat po i mbajnë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Në këtë Qendër, po e vijojnë karantinën 14-ditëshe pas kthimit nga Londra, ku morën pjesë në turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Stërvitjet po i mbajnë në koridoret e konvikteve, njofton FBOXK.

Sipas zëdhënësit Latif Demolli, Policia e Kosovës nuk lejoi stërvitjet të mbahen në oborrin e Qendrës.