image Ekipet teknike të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës mbajnë takim

Kosovë

Ekipet teknike të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës mbajnë takim

news image

Delegacionet teknike të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës dhe Republikës Franceze, kanë mbajtur një video-konferencë dy ditore, ku diskutuan në lidhje me bashkëpunimin në luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, menaxhimin e migrimit dhe kontrollit kufitar.

Kryesues i delegacionit të Republikës së Kosovës ka qenë Sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Lulzim Ejupi, ka falënderuar Qeverinë e Republikës Franceze për përkrahjen dhe mbështetjen në proceset integruese dhe zhvillimin institucional në fushën e sigurisë.

Temë e diskutimit të këtyre takimeve kanë qenë çështjet që kanë të bëjnë me aspektin e sigurisë nacionale dhe transnacionale, me theks të veçantë në migrimin e rregullt dhe të parregullt.

Gjatë këtij takimi palët kanë shkëmbyer praktika dhe përvojat që këto dy shtete i kanë në fushën e sigurisë si dhe të migrimit.

Të dyja delegacionet theksuan nevojën e vazhdueshme që të thellohet bashkëpunimi bilateral në të ardhmen për sa i përket këtyre dy fushave.

Vlen të theksohet se këto takime institucionale të nivelit të lartë janë si rrjedhojë e takimeve të mbajtura në mes të Kryeministrit Hoti dhe Presidentit Makron dhe në të ardhmen pritet të mbahen edhe takime tjera.

/Gazeta Sinjali/