image “Eja në kabinet t’i nxjerrim mungesat”, i dyshuari për vrasjen në Pejë e kishte ngacmuar seksualisht vajzën e viktimës

Siguri

“Eja në kabinet t’i nxjerrim mungesat”, i dyshuari për vrasjen në Pejë e kishte ngacmuar seksualisht vajzën e viktimës

news image

Gazeta Sinjali raportoi dje ekskluzivisht për një vrasje që tronditi Pejën, në lokalin Zhara, ku mbet i vdekur Gëzim Kastrati, i cili dyshohet se u qëllua nga Xhevdet Januzaj. 

Gëzim Kastrati ishte nisur për te lokali për t’u hakmarrë për një rast që dyshohet se ka ndodhur para më shumë se një viti, ku Xhevdet Januzaj dyshohet se kishte tentuar ta dhunonte vajzën e Kastratit.

Cilat janë detajet e motivit?

Sipas gjykatës, ai e kishte ftuar të miturën në kabinetin e shkollës për të nxjerr mungesat dhe statistikat e suksesit, por që më pas i ishte afruar te banka dhe pa pëlqimin e saj e kishte ngacmuar. Ajo e kishte shtyrë arsimtarin dhe me vrap kishte dal nga kabineti dhe kishte shkuar në shtëpi e i kishte lajmëruar familjarët.

Për këtë vepër, Gjykata Themelore e Pejës, e kishte dënuar arsimtarin me tre vite e gjashtë muaj burgim. Vendimi ishte marrë në prill të këtij viti.

Përveç dënimit me burgim, XH.J i është ndaluar edhe ushtrimi i profesionit për pesë vjet.

 “Të pandehurit, gjykata i shqiptoj dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e gjashtë (6) muaj, të cilin dënim do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit e në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Të pandehurit, gjykata i shqiptoj dënim plotësues ndalim i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës në kohëzgjatje prej pesë (5) vjet, nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit”, thuhej në njoftimin e Gjykatës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe disa gëzhoja, derisa trupi i viktimës është dërguar në Instituin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

/GazetaSinjali/