‘Vëllai i Madh’ ka vendosur që si provë javore për banorët e shtëpisë të jetë kërcimi. Ata janë ndarë në çifte dhe në çfarëdo momenti apo situate të jenë duhet të gjejnë partnerin dhe të kërcejnë.
Njëjtë kanë vepruar edhe Einxhel e Beniada, të cilat shihet teksa bëjnë ‘twerk’ në ambientet e shtëpisë.
Ndërkohë banorët e tjerë shihen nga oborri, teksa i shikojnë vajzat duke kërcyer.