image Efektivit në Shkodër ia djegin veturën para banesës, dalin pamjet nga vendngjarja

Shqipëri

Efektivit në Shkodër ia djegin veturën para banesës, dalin pamjet nga vendngjarja

news image

Efektivit të policisë së Komisariatit të Shkodrës, iu dogj makina në orët e para të mëngjesit pas një zjarrvënie të qëllimshme.

Sokol Kroni, 54 vjeç, ka dalë nga banesa sapo ka parë flakët, por makina është djegur pjesërisht me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve. Policia po heton për një hakmarrje të mundshme ndaj 54-vjeçarit për shkak të detyrës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.05.2022, rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, është djegur pjesërisht mjeti tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetasit Sokol Kroni, 54 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Shkodër. Automjeti ka qenë i parkuar përpara banesës së këtij shtetasi.

Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes

/GazetaSinjali/