Pas triumfeve të njëpasnjëshme në garat evropiane nga Ballkani, Kosova ka shënuar ngritje në koeficientin e klubeve në UFEA.
Ballkani ka pasur një edicion madhështor deri tani në Evropë, duke eliminuar skuadra të ndryshme, teksa tani është 90 minuta larg për të hyrë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Pas këtyre rezultateve, Kosova ka shënuar një ngritje në koeficientin e klubeve në UEFA.
Superliga e Kosovës tani gjendet në vendin e 33-të, duke lënë prapa vendet fqinje si: Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut.