Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri ka folur për deklaratën e të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të krijohet si një obligim që e ka marrë Kosova.
Tahiri përmes një shkrimi në Facebook tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk mundi ta shmang Asociacionin.
Postimi i plotë:
Escobar kërkon Asociacionin menjëherë, siç po shihet as përpjekja e fundit e Kurtit për ta shmangur atë nuk pati sukses, madje as ‘tymi nga veriu’ nuk e ndihmoi.