image Edi Ramës ia uron fitoren edhe Juventusi, merr dhuratë një fanellë

Bota e Yjeve

Edi Ramës ia uron fitoren edhe Juventusi, merr dhuratë një fanellë

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pranuar urime nga gjiganti italian i futbollit Juventus për mandatin e tretë të fituar në zgjedhjet e 25 prillit.

Ekipi italian i futbollit ia ka bërë Ramës dhuratë një fanellë me numrin 3, për mandatin e tretë.

Rama njihet si tifoz i madh i “Zonjës së Vjetër”.

“Ja edhe urimi nga Juvja për Mandatin e Tretë. Grazie Juve. Ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit”, shkroi ai në Facebook./Gazeta Sinjali/