image Edi Ramës i prezantohet plani për portin e Durrësit, parashihet edhe porti i thatë në Prishtinë

Shqipëri

Edi Ramës i prezantohet plani për portin e Durrësit, parashihet edhe porti i thatë në Prishtinë

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka pritur në një takim, një delagacion nga Holanda, ku ua ka prezantuar planin për Portin e Durrësit.

Përveç planit që lidhet me Portin e Durrësit, në këtë projekt parashihet edhe porti i thatë i Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në kuadër të këtij projekti, në Prishtinë do të bëhet një terminal.

Pasi u prezantua projekti, Rama tha se ky do të bëhet praktikisht edhe port i Prishtinës.

Shkëlqyer, pra ju keni shtuar Prishtinën apo jo. Është fantastike, praktikisht ky bëhet edhe port i Prishtinës”, ka thënë kryeministri Rama.

Pamjet se si do të duket ky projekt, janë bërë publike nga kryeministri shqiptar, në llogarinë e tij në Facebook.

/GazetaSinjali/